Vetëm 45% e studentëve janë vaksinuar në Gjirokastër, s’ka pengesa për të hyrë në auditore
Universiteti i Gjirokastrës çeli sot dyert për studentët e vitit akademik 2021 – 2022 duke u uruar mirëseardhjen të gjithë studentëve e në veçanti atyre rishtarë, të vitit të parë.
Rreth 45% e studentëve janë vaksinuar, por edhe pjesa tjetër që nuk e ka bërë vaksinën u lejua sot të hynte nëpër auditore.
Sipas rektorit Bektash Mema, nga nesër e tutje do të ketë kontroll të vëmendshëm të studentëve për certifikatën e vaksinimit dhe testit PCR. Ai tha se qëllimi final është që të ulet sa më shumë numri i studentëve të pavaksinuar.
Mema shtoi më tej se do të ketë vendimmarrje tjetër për studentët që refuzojnë vaksinën. Deri më tani në këtë universitet janë regjistruar rreth 320 studentë. Dega e Mësuesisë ka qenë më pak e preferuara.