Nis viti i ri akademik në Sarandë, studentët rikthehen në auditore
Sot nis viti i ri akademik, i cili i gjen studentët në auditore. Këtë vit, mësimi do kryhet me prani fizike me kushtin që studentët të jenë të vaksinuar, ose të paraqesin testin negativ antikovid.
Pas shumë vështirësive të shkaktuar nga virusi COVID-19, studentët kthehen në auditore për të vijuar mësimin normalisht.
Vendimmarrja është e Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit, të cilat kanë vendosur në dispozicion të strukturave universitare qendra vaksinimi në çdo fakultet, me qëllim që programi i vaksinimi të ecë në mënyrë normale.
Studentët e pavaksinuar mund të paraqesin testin negativ ose certifikatë që kanë kaluar COVID-19, ose që paraqesin një vërtetim nga mjeku për pamundësinë e kryerjes së vaksinës.
Deputetja e Sarandës Anila Denaj ka uruar studentët dhe pedagogët e Universitetit te Tiranes Filiali Sarande.
“Urime dhe suksese studentëve dhe pedagogëve për nisjen e vitit të ri akademik, veçanërisht Universiteti i Tiranes Filiali Sarande Faqja
Falë vaksinimit dhe fushatës ndërgjegjësuese, sot nis mësimi me prezencë fizike në auditore.
Kontributi juaj është i çmuar për zhvillimin e vendit, ndaj jepni më të mirën dhe bëhuni një zë i fortë.
Vit të mbarë akademik!”, shkruan Denaj. /Sarandanews.com/