Tetori i letërsisë trokiti në shkollën e Mesopotamit
Nga Panajot Boli
‘Ethet’ e muajit të letërsisë kanë kohë qe ‘zunë’ shkollën e Mesopotamit.Sot ishte aktiviteti i parë. U shpall pas një konkurimi ambicioz‘Lexuesi më i mirë i shkollës’në aspektin e aktrimit.
Pjeset e lexuara me emocione si ese, skica, pjese nga legjenda e tregime,prozë poetike, nxoren në pah mjaft nxenës të talentuar në menyrën e aktrimit.E veçanta e këtij aktiviteti ishte juria e nxënësve e cila vlerësoi me nivel cilësor konkuruesit, shokët dhe shoqet e tyre.
Takimi u ndoq me mjaft interes dhe me emocione të forta. Keshilli artistik i shkollës ka planifikuar edhe dy veprimtari në kuadër të këtij muaji: takim me dy shkrimtarë dhe konkurimi i fjalës artistike të cilat do të realizohen në dy javët në vijim.
Risia e punës me talentet e reja në këtë shkollë është përgatitja dhe botimi i një almanaku të krijuesve të shkollës deri në përfundim të vitit shkollor me titull ‘Mirëdita Mesopotam, shkolla ime’ Qe tani ka filluar të dorëzohen pranë Keshillit artstik krijimet e para të nxënësve me prirrje, ku në vazhdim do të behet seleksionimi , redaktimi dhe botimi.
Nxënësit krijues po tregohen entuasiastë për këtë nismë gjë qe do të rrit përvojën e kësaj shkolle për të përgatitur talente në fushën e letërsië.