FOTOT/ Sara Duro, vajza nga Saranda që ëndërron pasarelat e bukurisë botërore
Sara është një vajzë që admiron botën e modës dhe për momentin jeton në qytetin e Sarandës. Ajo tregon për Vlora News se ëndërron që një ditë të jetë në pasarelat më të mëdha në botë dhe konkurset e bukurisë.
Duro deri më tani ka marrë disa cmime që i ka sjellë në Shqipëri pas pjesmarries në disa evente ndërkombëtare. Disa kohë më parë Sara fitoi cmimin Miss Cat Walk në Indinë e largët duke triumfuar në mesin e dhjetra vajzave konkurente nga e gjithë bota.
Tashmë ajo punon për një agjensi modelingu shqiptare dhe përgatitet për një set videografik dhe fotografik që do të publikohet së shpejti. Më herët Sara Duro ka triumfuar edhe me disa cmime të tjera në Shqipëri që i bashkohen të gjitha kurorave të mëparshme. Ajo është e apasionuar pas fotografisë dhe sportit ndërkohë që udhëtimet turistike janë një preferencë e vecantë.