Gjyqtarit të Sarandës Shkëlzen Liçaj i merren mend, prej javësh nuk shkon në punë
Gjyqtari i Gjykatës së Sarandës, Shkëlzen Liçaj prej javësh nuk paraqitet në vendin e punës, duke shkaktuar vonesa dhe zvarritje të proceseve gjyqësore për shumë dosje.
Burime nga gjykata e Sarandës, thanse gjyqtari Liçaj e ka justifikuar mungesën në punë me raporte mjekësore. Sipas këtyre raporteve, të cilat janë siguruar nga gazetarët tanë, gjyqtari Liçaj ka paraqitur diganozën Vertiginozës, ose thënë ndryshe Marrje Mendësh.
Shkëlzen Liçaj ka marrë të paktën pesë raporte gjatë muajit shtator dhe tetor, raporte të cilat janë lëshuar nga mjeku i urgjencës Spiro Talo. Ajo që vihet re është fakti se gjyqtari Liçaj i ka marrë raportet nga një mjek urgjence dhe jo nga specialistët përkatës, duke ngritur dyshime se këto raporte mund të jenë dhënë për të justifikuar mungesën e gjyqtarit në vendin e punës.
Kjo nuk është hera e parë që gjyqtari i Sarandës Shkëlzen Liçaj përmendet në media për problemet me zbatimin e detyrës.
Më herët, ky gjyqtar është denoncuar për mbylljen e hetimeve për një dosje ku u dhunua një punonjës dogane. Gjithashtu, Shkëlzen Liçaj është akuzuar edhe për shpërdorim detyre, pasi ka favorizuar persona të akuzuar për mashtrim me shitje apartamentesh.