Kush është infermieri nga Delvina i arrestuar për trafik droge?
Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme një 37-vjeçar, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij iu gjet një sasi kokaine, një dorezë, 2 thika dhe një shkop metalik.
Burime bën me dije se 37-vjeçari banues në Sarandë është identifikuar si Flaugert Laraj me profesion infermier në spitalin e Delvinës. Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një përforcues grushti (dorezë metalike), dy mjete prerëse (thika) dhe një shkop metalik.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë procedimi në gjendje të lirë i shtetasit K. B., 20 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu çifte, që ky shtetas e posedonte pa leje.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.