VIDEO/ IKMT vijon aksionin në Sarandë e Ksamil, shemb 22 objekte pa leje
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon operacionin “Bregdeti Ynë” duke shembur të gjitha ndërtimet pa leje.
Ditën e sotme IKMT ka shembur ndërtesa që janë pa leje në Sarandë dhe Ksamil.
Bëhet me dije se kanë shembur 22 ndërtime që ishin pa dokumentacione përkatëse.
“Bregdeti Ynë” është një operacion që po vijon prej disa kohësh në bregdet dhe zonat e tjera të vendit për të liruar hapësirat e zaptuara nga ndërtimet pa leje.
https://youtube.com/shorts/SBF85lB0sLE?feature=share