Kush është militanti ekstremist nga Saranda, i importuar në takimin e Berishës
“Ne minoritarët nuk dimë që hajdut është Sali Berisha. Ne dimë që hajdut është Edi Rama.
Gjithë jugu është denigruar. 106 fshatra kemi vetëm rreth 100 nxënës. Ne po shkojmë drejt vdekjes. Këtë vdekje na e ka ideuar Edi Rama.
Nga viti 2018 dhe pas jugu është goditur më keq se cdo herë tjetër. Janë mbyllur bizneset që nga shtëpia e mikut tënd Spiro Ksera në Dervician deri në Urë të Gajdarit, nuk ka asnjë biznes. Ne duam juve të na prini”.
Kështu deklaroi një militant i PD në takimin e Sali Berishës dje në Vlorë.
Por, me sa duket Berisha importon militant me vete në takimet e tij.
Kjo, duke qenë se personi i mësipërm është nga Saranda, dhe jo ndonjë militant i çfarëdoshëm, por nga ata ekstremistët e “Agimit të Artë” që përleshej me policinë e vinte kujën ca kohë më parë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Bulart.
Ai quhet Vasileios Kalyvas dhe njihet si demokrat i PD Sarandë, por ka dal kundër Lulzim Bashës.