Emërimi i Aida Demi në krye të Kadastrës, mirëpritet pozitivisht nga qytetarët e Sarandës

Emërimi i Aida Demit si drejtoresha e re e Agjensisë Kombëtare të Kadastrës në Sarandë, ka ngjallur një numër mjaft të madh reagimesh në Sarandanews.com.

Aida Demi, e cila prej 3 vjetësh ka mbajtur detyrën e drejtoreshë në Zyrën Juridike të Sarandës, është një person që gëzon një respekt të madh te qytetarët sarandiot.

Drejtoria e Kadastrës është një prej institucioneve më të rëndësishme në Sarandë, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve për legalizime dhe regjistrimin e pasurive dhe pritshmëritë tek Aida Demi janë mjaft të mëdha në këtë detyrë të re.

Caktimi i saj në këtë post është mirëpritur mjaft pozitivisht nga qytetarët e Sarandës, të cilët në Sarandanews.com nuk kanë nguruar të shprehin respektet dhe falenderimët për ndihmën që ajo u ka dhënë në pozicionet e mëparshme që ka pasur.

“Rastësisht e njoha në zyrat e Bashkësisë (si emigrant që jam nuk e njifja)nuk mund të rri pa i shkruar dy fjalë.Shumë e zonja në aspektin profesional.Njeri shumë e ndërgjegjshme,e përgjegjshme,e sjellshme,e mënçur,e sinqertë,e kujdesshme dhe e predispozuar për të ndihmuar.Si i thonë shprehjes gjeti vëndi njeriun e përshtatshëm.Respekt dhe suksese në detyrë”, shprehet një qytetarë për Sarandanews.com.

“Shyqyr qe me ne fund, gjeti gurin, vendi.Qofte e para dhe e fundit  qe emerohet ne ate vend.Urime  moj zonje e nderuar dhe e ditur.Ne ate vend, mungonte saktesia dhe ritmi.Deshiroj dhe besoj qe ta ndryshoni gjendjen e krijuar prej vitesh”, thekson gazetari Sofo Mekshi.

“E meriton, vajze Sarandiote ..Suksese ne punen tuaj, per zbatimin e ligjit…Bravo….”

“Suksese Aida!!! Besoj se do ndryshojne gjerat  per zbatim te ligjit!!! Urime!!!”

“Ooo sa mire  e meriton  goce me  vlera  edhe  e punes”

“Me ne fund fiton meritokracia. Me ne fund vendoset pika mbi .I.

Suksese ne punen tuaj si drejtoresh e kadastres sarande. Ju e meritoni”

“Suksese Aida!!! Besoj se do ndryshojne gjerat  per zbatim te ligjit!!! Urime!!!”, janë disa nga qindra mesazhet e qytetarëve sarandiot që kanë shprehur konsideratën e tyre pozitive për Znj. Demi. /Sarandanews.com/