PD i akuzon, Bujar Leskaj shfaqet i lumtur krah djalit dhe dhëndrit të Aqif Rakipit
Partia Demokratike prej vitesh ka në qendër të sulmeve të saj jo vetëm Edi Ramën, por edhe ish-deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipin.
Akuzat u shtuan edhe më shumë kur në listat e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit ishin të përfshirë edhe Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit dhe Saimir Hasalla, bashkëshorti i mbesës së ish-deputetit të PDIU-së.
Por pavarësisht sulmeve publike, drejtuesi i PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj, është parë i lumtur dhe shumë miqësor në shoqërinë e Ornaldo Rakipit dhe Saimir Hasallës, sikur çdo akuzë e ngritur nga partia e tij të mos kishte ekzistuar.