Dega e PD Sarandë pozicionohet në krah të Lulzim Bashës

Dega e PD Sarandë ka shpërndarë një video të Lulzim Bashës ku ky i fundit sfidon Sali Berishën për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Basha theksoi se nuk do lejojë asnjë mbledhje në PD, të cilat ai i cilëson si anti- amerikane.

Video e shpërndarë nga dega e PD Sarandë tregon qartazi se drejtuesit e kësaj dege janë pozicionuar pro Lulzim Bashës.

Por, demokratët e Sarandës kanë dal kundër Bashës me komentet e tyre.

“Nuk ke faj ti ore Lulush se betejat duan strategji dhe strategët duhet të dinë arithmetikë, ti me arithmetikën ke pasur probleme prandaj nuk fiton dot!”

“Ky eshte me i keq se Edua. Eshte dhe kllon i keq ???”

“Kukull e Sorosit shkon me mire! PD-se vetem emri i ka mbetur!”

“Jemi me PD po jo me pazaret qe behen ne kuriz te demokrateve”, jane disa prej kometeve në faqen e PD Sarandë. /Sarandanews.com/