Zhvillimi i Bujqësisë në Finiq, Kristo Kiço takim me profesorin Athanassios E. Natsis
Kryetari i Bashkisë Finiq, Z. Kristo Kiço, së fundmi pati një diskutim të gjatë dhe shumëdimensional me profesorin e shquar Athanassios E. Natsis, ku në prani të drejtuesve të Drejtorisë së Bujqësisë të Bashkisë, shqyrtuan mundësitë e përcaktimit të bazave shkencore në zhvillimin e sipërmarrjes në sektorin e bujqësisë.
Profesori dhe shkrimtari i njohur A. Natsis theksoi nevojën e programimit të një politike efektive mbi shfrytëzimin e përshtatshëm të tokës së fushës së Vurgut në dobi të zhvillimit, por edhe mbrojtjen e mjedisit duke futur metoda efektive të kultivimit dhe udhëzime shkencore në aktivitetet bujqësore të Bashkisë.
Kryetari i Bashkisë, Z. Kristo Kiço, i sugjeroi profesorit që ata së bashku të organizojnë sa më parë një konferencë shkencore me pjesëmarrjen e ekspertëve të fushës ku do të dëgjohen dhe propozime të tjera në mënyrë që të hartohet një politikë afatgjatë në fushën e zhvillimit bujqësor të zonës, e cila ofron njëkohësisht mundësi të mëdha punësimi.
Profesori i dhuroi Kryetarit të Bashkisë dy libra të tij, rezultat i studimeve afatgjata të titulluara “Zgjedhja optimale e materialit informatik” dhe “Difektet e traktorëve bujqësorë-organizimi dhe parashikimi” të bashkëfirmosura dhe nga Giannis Kallimanis.
Nga momenti kur u zhvillua ky takim, stafi i bashkisë po punon oër organizimin së shpejti të konferencës së propozuar shkencore.