Merr fund pritja/ Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri
Më në fund ka ardhur edhe një lajm i mirë sa i përket Koronavirusi në Shqipëri. Babai i pacientit zero, Viktor Kola, ose pacienti 1 të cilit para disa ditësh i kishte dalë tamponi i parë negativ, është shëruar plotësisht pasi edhe tamponi i dytë ka rezultuar negativ nga Koronavirusi.
Postimi i Ramës.
???? TESTI I DYTË KONFIRMON NEGATIV KONTAKTIN E PARË TË PACIENTIT ZERO????
???? DEL NEGATIV EDHE NJË PACIENT TJETËR????
???? MIRËNJOHJE ME PËRUNJËSI MJEKËVE TË SPITALIT INFEKTIV????
#HERONJ????????
Postimi i Manasterliut.
Lajm i mirë????????
Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë????????
Dy pacientë, kontakte të pacientit 0️⃣ që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
#Bravo ekipit të spitalit infektiv????????
Por JU LUTEM KUJDES‼️Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës❗️
JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼️
Nëse keni shenja të sëmundjes ☎️ vetëm 1️⃣2️⃣7️⃣‼️