“Rama 3”, kandidati në hije i PD-së, Adriatik Lapaj: Më doli gurmazi, duhen ndryshime kushtetuese
Adriatik Lapaj, kandidati në hije i PD-së për bashkinë Sarandë ka komentuar kabinetin e ri qeverisës “Rama 3”.
Tiku siç njihet rëndom, shkruan se po i del gurmazi me deklaratat që duhen ndryshime kushtetuese.
“Kryeministrin e zgjedh populli, ndërsa qeverinë Kryeministri…kështu thotë Kushtetuta.
Kryeministri sipas Kushtetutës (ndryshimeve të vitit 2008) është lider absolut suprem që nuk ka birr nëne ta rrëzojë.
Për më shumë sistemi elektoral e lejon atë të qeveris deputet partie dhe jo deputet të popullit. E tha dje ai…votat i ka marrë partia.
Ndaj më doli gurmazi duke folur për nevojën e ndryshimit të sistemit. Nejse…”, shkruan Tiku Lapaj. /Sarandanews.com/