Nga shitja e ekipit të Butrintit tek ecuria punimeve Lëkurës-Kanali Çukës, çfarë u miratua në Këshillin Bashkiak të Sarandës
Sot u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Sarandës, ku u miratuan disa vendime të rëndësishme.
I pranishëm në mbledhje ishte dhe kryebashkiaku Adrian Gurma.
“Raporti paraprak i programit Buxhetor Vendor Afatmesëm për vitet 2022-2024.
Fushata e partneritetit të Këshillit të Bashkisë me qytetarët.
Projektvendim për “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
Projektvendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1–30 Qershor 2021 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
Lista e familjeve që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në tregun e lirë.
Shitja nëpërmjet ankandit të aksioneve të shoqërisë “Klubi i Futbollit Butrinti” Sh.a.
Në përgjigje të interesit të disa këshilltarëve, Kryebashkiaku Gurma informoi për ecurinë e investimit për rrugën Lëkurës-Kanali i Çukës, për qasjen ndaj biznesit të ri të anijeve turistike, si dhe për shërbimin e pastrimit, duke kërkuar nga këshilltarët që edhe ata t’i bashkohen apelit të Bashkisë për një qytet të pastër dhe në mbrojtje të pasurisë e të mirave publike”, thuhet në njoftimin e bashkisë. /Sarandanews.com/