Dua Lipa shijon pushimet në jug të Shqipërisë, kaq tërheqëse nuk e keni parë
Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri ku po shijon pushimet me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Këngëtarja me famë botërore erdhi për të parë punimet që po bëhen në një prej kopshteve të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet nga fondacioni i saj.
Autorja e hitit “New Rules” po e shfrytëzon kohën edhe për të pushuar në vendet brilante të Shqipërisë.
Këngëtarja ka publikuar së fundmi disa fotografi nga bregdeti i jugut, ku duket joshëse me bikini teksa ka vënë në pah format perfekte trupore.
Sakaq, përsa i përket muzikës Dua sapo ka paralajmëruar hitin e radhës.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Pop Smoke që do të mbajë titullin “Demeanor”.