Plazhet mahnitëse të Sarandës

Shqipëria është e njohur për vendet e saj arkeologjike, kështjellat dhe plazhet e virgjëra me pamje mahnitëse dhe ujëra të kristaltë, vendi i duhur për të planifikuar pushime të përsosura sipas dëshirave tuaja, shkruan blogerja Christina Rado për faqen e njohur turistike https://familydestinationsguide.com.

Plazhi i Pasqyrave – Sarandë

Ky plazh është një nga të preferuarit e vendasve, me shumë restorante me çmime të përballueshme dhe një mjedis të përsosur mesdhetar.

Ai është një nga vendet më të mira për plazh në Shqipëri, me një vijë bregdetare që krijon sfondin ideal për foto që do të mahnitin familjen dhe miqtë tuaj.

Plazhi i Ksamilit – Sarandë

Ai është një nga plazhet më të mira në të gjithë Evropën, me ujëra të kristaltë të bruztë, një bregdet piktoresk me rërë të bardhë dhe pamje mahnitëse.

Plazhi rekomandohet veçanërisht për not për shkak të ujit të tij të pastër dhe pothuajse gjithmonë të qetë.

Disa nga aktivitetet e shumta që mund të shijoni këtu janë eksplorimet nënujore, ski me motorë uji, shëtitje me varkë, kajak.

Mos harroni të eksploroni ishujt e vegjël të pabanuar pranë tij.

Plazhi i Mangos – Sarandë

Ky plazh është mjaft i njohur nga vendasit me një bregdet i gjallëruar, me shumë hotele dhe bare plazhi.

Plazhi Mango shquhet për një jetë të gjallë nate, e shkëlqyer nëse doni të bëni diçka argëtuese pas perëndimit të diellit.

Ndërsa jeni në këtë plazh, bëni një udhëtim të shkurtër në Kështjellësin e Lëkurësit, disa minuta larg.

Plazhi i Borshit

Ai shtrihet për shtatë kilometra dhe është vija bregdetare më e gjatë në Shqipëri, me pamje të pafundme të detit Jon.

Nëse kërkoni vendin e përsosur për të shijuar pushime në paqe, Plazhi i Borshit është opsioni juaj më i mirë.

Gjithashtu, mundohuni të gjeni kohë për të vizituar Kështjellën e Borshit, një kështjellë madhështore që do t’ju kthejë pas në kohërat mesjetare.