Finiq, E diela ne fshat… si një risi
Nga Panajot BOLI
Kohët e fundit Bashkia e Finiqit ka ideuar një serë veprimtarish me logon ‘E diela në fshat’.”
Shkendijën e parë kjo veprimtari e dha para dy vitesh në fshatin Karahaxh me nismën e shoqatës kulturore ‘Shen-Kozma’ të mbeshtetur nga Bashkia. Cili është në thelb, qellimi i kësaj veprimterie e cila ka rimgjallur ose më saktë ka zgjuar nga letargjia jetën në fshatrat e këtij komuniteti?
Gjallërimi i jetës në fhat, promovimi i kulinarisë tradicionale me të veçantat e çdo zone, mbajten gjallë dhe dashurinë për trashegiminë folklorike dhe përcellja tek brezat e rinj, zhvillimit të turizmit si dhe bashkëpunimi dhe bashkërendimi i pushtetit ‘’qendror’’ me atë të bazës, d.m.th. bashki –kryesi e fshatit dhe vëllazerië e ketytre fshatrave.E rendësishmja është të nëvizojmë se keto veprimtari ngrejnë anën psikologjike të banorëve, sidomos të moshës së tretë qe kanë nevojë për mbeshtetje morale, në mungesë të fëmijëve dhe të njerezve të tyre qe janë në emigracion.Si janë ideuar këto veprimtari?
Do të thoshim qe në fillim se ideatori i kësaj risie është vetë kryetari i këasaj bashkie Kristaq Kiço. ‘’E DIELA NË FSHAT’’ është realizuar me shumë sukses dhe interes në Finiq dhe Sminec.Do të vazhdojë edhe në qendrat e tjera të skicuara nga Bashkia. Si u organizuan ato? Në përgatitjen e tyre u mobilizua gjithë aparati i Bashkisë nën drejtimin e drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit. Tre ishin shtyllat e veprimtarisë, së pari, promovimi i kulinarise me gjellërat, gatimet dhe prodhimet karakteristike të zonës duke u aktizuar amvisat me të mirat, se dyti promovimi këngëve dhe valleve popullore me veshjet qe dallojnë atë zonë, dhe se treti bashkëbisedimi për problemet qe ka ka ajo zonë e Bashkisë duke bashkërenduar punën edhe me vellazëritë e ketyre fshatrave qe janë krijuar në emigrim dhe mbeshtetin fuqimisht vendlindjen e tyre, Vazhdimi ishte me argëtim.Këto panaire qe ishin të larmishme, ishin si mikrofestivale folklorike, ekzpozitë e trashegimisë kulinare, dhe një formë për të njohur me problemet sa më mirë nga ana e drejtuesve të Bashkisë.
Çfarë u verejt? Promovimi i kulinarisë ishte një hap mjaft pozitiv për turizmin qe ka prioritet kjo bashki, ku turistet të njihen me kuzhinën tradicionale të këtij komuniteti, qe me të vertet janë të veçantat .Për trashegiminë kulturore me këtë risi u rikrijuan dhe u konsoliduan grupet e njohura të Finiqit, të burrave të Kranesë,të Livadhjasë dhe krijoi profilin e vet grupi i valleve dhe i këngëve të shoqatës kulturore ‘Shen-Kozma’’ e cila përfaqëson denjësisht folkorin e Minoritetit Etnik Grek.Vlen për të permendur grupi polifonik të burrave të Kranesë me Niko Kaishin protagonist, qe kanë berë edhe klipe me këngë polifonike, bile Vangjel Çakuli ka mbledhur rreth 230 këngë popullore dhe punojnë me pasion për t’u admiruar dhe mbeshtetur fuqimisht. Gjallëri e mbeshtetje në keto aktivitete jep edhe grupi i valleve dhe këngëve të grave minoritare të Sarandës qe ka qenë i pranishëm.
Kjo risi me këto panaire’E diela në fshat’ solli afër shqetësimet e banorëreve të çdo fshti, u bashkërenduan dhe erdhen në kontakt më të ngushtë me vëëlazeritë. Dihet se Bashkia ka një bashkëpunim shumë të frytshëm me vëllazeritë. Nisma e Bashkisë qe çdo investim nga këto vëllazëritë dhe kontributet vullnetare të vet fshatit , ajo përgjigjet me një investim të saj për t’i inkurajuuar dhe gjithë punimet i kryen me punonjesit e saj.. Kjo ka bërë qe të shtohen investimet dhe punët edhe në fshatrat malorë Bashkëpunime të tilla kanë arritur se bashku të rikostruktojnë qendrat e shumë fshatrave, të shtrohen shumë rrugë me beton brenda fshatrave , ujësjellsa e tjera. P.sh, në Zminec kryesia e fshatit , vëllazeria edhe më ndihmën e Bashkisë bëri mjaft punë për qendrën e fshatit, rrugë të shtruar, por kërkoi qe Bashkia të hyjë në bisedime me autoritet greke të hapet përseri pika e Povllës,se ajo do të jetë jetëgjatësia dhe mbajtja gjallë e fshatit.. Pas izolimit të gjatë nga pandemia , kjo risi me të ‘’dielën në fshat’’ i dha gjallëri, frymë inkurajuese dhe shpresë e optimizëm në psikologjinë e renduar të banorëve qe i përkasin më shumë moshës së tretë. Kjo risi pune me këto forma, qe ideatori është vetë Kryetari i Bashkisë,zoti Kristaq Kiço,jep frytet e saj dhe përbën risi në qeverisje vendore.