Rama: Ndajeni mendjen! Ose luftojmë bashkë, ose biem në humnerë

Kryeministri Edi Rama ka dalë mbrëmjen e sotme për të shpalosur planin ekonomik në kuadër të masave për situatën e krijuar nga koronavirusi.

 

 

Pjesë nga fjala e tij.

Fjalët e sheqerosura për rreziqet që na kanosen sor janë një tradhëti që nuk duhet të prisni nga unë. Shikoni çfarë po ndodh në vende shumë më të zhvilluara se ne.

Shtete me fuqi u kapën të pa përgatitur nga agresioni i një virusi të panjohur. U gjetën pa shtretër, pa maska deri tek numra të pamjaftueshëm mjekësh.

Për çudinë më të madhe të kësaj bote, si Shqipëria si Amerika gjendjen si një anije në det të hapur. Ata që kemi më afër duhet t’i mbajmë sa më larg.

Kjo është e para luftë që kazerma është shtëpi. Kjo është një luftë ku si ushtria amerikane dhe ajo shqiptare kanë një forcë goditëse:0. Motra dhe vëllezër ndajeni mendjen se jemi vetëm. O luftojmë bashkë, ose biem në një humbnerë dhe s’do ketë kush të na varrosë e jo më të na qajë.