Rama heq orën policore në zonat turistike dhe zgjat deri në 23:00 orarin për muzikën në lokale
Nga nesër hiqet ora policore në zonat turistike dhe muzika në lokale do të ndalet në 23:00 jo 22:00! Këto dy masa të reja janë njoftuar nga kryeministri Edi Rama, që vjen pas pezullimit të shërbimit për 24 orë nga lokalet në Lungomare.
Për ata që duan që të kërcejnë përtej orës 23:00, Rama u thotë që të organizohen në natyrë, aty ku nuk shqetësojnë askënd. Si një përgjigje për revoltën e pronarëve të bizneseve në Lungomare, Rama shkruan se aty s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme.
Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë
2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.
3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan Rama.