Jolio Dine dhe Matilda Qurku, dy kandidatët nga Saranda për anëtar në Këshillin Kombëtar të PD
Partia Demokratike ditën e shtunë do të zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, por edhe kryetarin e këtij institucioni, që do të zëvendësojë ish-Presidentin Bujar Nishani.
600 kandidatë, nga të cilët këshilli i ri Kombëtar i PD-së do të ketë 300 anëtarë.
Nga anëtarët e rinj që do të zgjidhen jo më pak se 30% do të jenë femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në 35-vjeç.
Nga Saranda për tu zgjedhur në Këshillin Kombëtar garojnë dy përfaqësues, Jolio Dine dhe Matilda Qurku.
Dine është aktualisht antar i Këshillit Kombëtar të PD, si dhe ishte në listën e kandidatëve për deputet të 25 prillit.
Në garë po nga Saranda janë dhe emrat e Johan Mema, Elda Roboci, Spiro Vaso, Eugen Qendro, Skerdilajd Sulozeqi, Egla Tartari
Mbetet për tu parë se cilët do të jenë përfaqësuesit nga Saranda në Këshillin Kombëtar të PD.