Sarandë/ Dhunoi gruan, arrestohet 32 vjeçari
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, një shtetas 32 vjeç, banues në Sarandë.
Sipas Policisë, arrestimi i tij u krye pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.