VIDEO/ Meta në Sarandë, një rrugë e dy punë: Pasdite dekoron, paradite freskohet
Presidenti Ilir Meta është duke shijuar ditët e tij në Sarandë dhe herë pas here ka publikuar momente nga aktivitetet e tij gjatë ditës.
Një video e fundit që po qarkullon, është një moment teksa Meta hidhet në det duke u zhytur dhe filmohet nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.
Edhe pse me pushime në Sarandë, Meta ka marrë me vete “thesin” e dekoratave. Pasdite dekoron këdo që i del përpara ndërsa paradite freskohet në det. Kështu vazhdon ky avaz, një rrugë e dy punë.
Shpresojmë të rikthehet shpejt në banesën e tij në Gjirin e Lalzit, pasi nëse vijon gjatë Saranda do renditet në “Gines” me numrin më madh të dekoruarve.
“Hë u hodha drejtë?”- pyet Meta në videon e mëposhtme, teksa e merr konfirmimin nga zëdhënësi i tij.