Butrinti, destinacioni i mbi 10 mijë turistëve në 6 muajt e parë të 2021
Qyteti antik i Butrintit, 20 km larg Sarandës, vijon të jetë një ndër destinacionet e preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.Ky park ofron një numër të konsiderueshëm vendesh arkeologjike dhe konsiderohet si një “mikrobotë e historisë shqiptare”.
Dorina Dhima, specialiste e turizmit në Parkun Kombëtar të Butrint, tha për ATSH-në se “qyteti Antik i Butrintit dhe muzeu i tij arkeologjik në 6 muajt e parë të 2021 u vizituan nga 10 246 vizitorë vendas e të huaj”.
“Në 6 mujorin e parë të 2020 parku u vizitua nga 3007 vizitorë, një numër u ulët krahasuar me vitet emëparshme për shkak të pandemisë COVID-19″, – tha Dhima.. Sipas saj, shifrat këtë vit janë më pozitive.
Dhima shprehet se në muajin qershor 2020 parku u vizitua nga 1539 vizitorë. Ndërsa këtë vit u vizitua nga 5352 vizitorë. Edhe këto të dhëna janë mbi 3 fishuar krahasuar me vitin e kaluar”.Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Rëndësia historike e Butrintit është e jashtëzakonshme dhe të jesh në gjendje që të ecësh është një privilegj: statuja me gurë të bardhë nga epoka e August Oktavianit, Agripas, Antiohs, Serapisit, Livia Drusilas ngriheshin dikur këtu, si dhe vendi i lindjes së shumë qytetarëve të shquar në kohë të ndryshme apo gjeneralëve romakë gjatë epokës së ndritur të perandorisë kur qyteti quhej “Colonia Augusta Buthrotum” (Kolonia Augustiane Butrinti).