Konispol, mbytet në liqen një 60- vjeçar

Një person rreth 60 vjeç ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Konispol, pasi është mbytur teksa lahej në liqenin e fshatit Xarë.

Mësohet se personi që humbi jetën në liqenin e fshatit Xarë është me inicialet S.K.

Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Rreth orës 15:10, në liqenin e fshatit Xarë, Konispol, është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S. K., rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.