VIDEO/ Delvina mes mikpritjes trashëgimisë kulturore e bukurive natyrore, një destinacion i shkëlqyer turistik
Delvina vetëm pak kilometra larg Sarandës është një tjetër vend ku turistët vendas e të huaj nuk duhet ta lenë pa vizituar.
Delvina, ëdhtë qyteti që ndërthur trashëgiminë me mrekullinë e natyrës.
Turizmi rural në zonën e Delvinës po merr zhvillim dhe një karakter më të organizuar, ndërkohë që kjo zonë përbën një ofertë të pasur për kombinimin e turizmit rural me atë kulturor.
E vendosur mbi një pllajë malore, Delvina ndodhet në qendër të rrugëve kryesorë të jugut. Pranë detit në verë, por edhe pranë borës në dimër, qyteti është një destinacion i shkëlqyer turistik në çdo kohë të vitit.
Pak të njohur, por jashtëzakonisht të rrallë e të vlerësuar monumentet përreth qytetit. Manastiri i Kamenosë, dy kilometra larg Delvinës besohet se është ndërtuar rreth vitit 630 pas Krishtit dhe në të spikat një arkitekturë e rrallë bizantine.
Midis zonave që duhen vizituar absolutisht, Xhamia e Gjin Aleksit në Rusan apo kompleksi i Xhermehallës, i përbërë nga objekte social-kulturore, xhamia, teqe, tyrbe, hamame, hane dhe mullinj për bluarjen e grurit.
Mund të jetë destinacioni juaj i radhës për ta eksploruar dhe për t’u ndierë si në shtëpinë tuaj.