Sherr mes disa personave në Llogara, një makine i zihet pritë dhe qëllohet me armë
Detaje të rënda janë zbardhur nga sherri i ndodhur mbrëmjen e sotme në Llogara, ku u përfshinë disa persona. Në këtë sherr raportohet se janë përdorur edhe armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:55, në aksin Llogara- Orikum, në afërsi të një lokali, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta duke u përfshirë në konflikt dhe disa prej pasagjerëve.
ABC mëson se një nga personat e përfshirë në sherr teksa lëvizte me një makinë tip “smart” me targa AA 696 YF i ka zënë pritë makinës tjetër dhe ka qëlluar me armë zjarri.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur asnjë person të plagosur.