Nuk i njohu zgjedhjet bashkiake, Ilir Meta në Sarandë pritet nga nën kryetari i bashkisë Romeo Çakuli

Presidenti Ilir Meta këtë të premte ka qenë në vizitë në qytetin e Sarandës, ku ka vizituar shtëpinë e fëmijës “Vangjel Pulla”, shkollën 9- vjeçare “Adem Sheme”.

Vizita e tij u mbyll në Kalanë e Lëkurësit për vlerësimin e grupeve polifonike të zonës me rastin e 15-vjetorit të përfshirjes së polifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” nga UNESCO.

Edhe pse i cilëson kryebashkiakët si jo legjitim, Meta sot u prit në Sarandë dhe u shoqërua në takimet e tij nga nën kryetari i bashkisë Romeo Çakuli.

Siç shihet dhe në foto Meta dhe Çakuli kanë qenë pranë njëri tjetrit në vizitën tek shtëpia e fëmijes “Vangjel Pulla”.

Ndërkohë kryebashkiaku Adrian Gurma nuk ka qenë i pranishëm në aktivitetet e zhvilluara nga Meta, pasi ndodhej në Tiranë ku u thirrën nga kryeministri Edi Rama.

Një takim ku Rama “kërcënoi” të gjithë kryebashkiakët që të mos abuzojnë me taksat e qytetarëve, pasi në rast se do të thirren nga prokuroria nuk do kenë asnjë mbrojtje nga ai dhe Partia Socialiste. /Sarandanews.com/