Një skenar i frikshëm si në kohë lufte/ Makinat e ushtrisë në Itali me arkivolet e viktimave të koronavirusit
Një foto që duket e bërë si në kohë lufte, nga qendra e Bergamos. Një kolonë e gjatë e automjeteve ushtarake kalon përmes Borgo Palazzo – disa qindra metra larg varrezave.
Këto janë furgonë ushtarakë të përdorur për të transportuar arkivolet nga varrezat e Bergamos në rajonet e tjera të Italisë.
Arsyeja është se nga numri i madh i viktimave, Bergamo nuk siguron dot hapësirën e nevojshme për varrimin e atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Që kur Covid-19 filloi të përhapej Bergamo, ajo mbetet provinca më e prekur në vend deri më tani.
Ditët e fundit arkivolet rreshtoheshin në kishën Ognissanti.
Që prej ditës së djeshme, zgjidhja që u mor ishte përdorimi i automjeteve ushtarake.
Viktimat e koronavirusit transportohen në rajone të tjera: duke filluar nga Emilia Romagna. Ndalesa e parë ishin në Modena./ Burimi giuseppeporro.it