Rama mesazh kryebashkiakëve: Vërini gishtin kokës
Në mbledhjen e paralajmëruar më herët me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama është treguar i prerë lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut të Lushnjes Fatosh Tushe. Rama tha se ai do të shkarkohet dhe do të përjashtohet nga PS.
Ndër të tjera kryeministri u shpreh se korrupsioni rryshfeti bakshishi nuk kanë ngjyrë politike, janë llumi me të cilin duhet dhe do të përballemi për të vazhduar të reformojmë Shqipërinë.
“Kryetarët e bashkisë kanë të drejtën e pezumimit deri në përfundim të gjykimit por s’është puna ime dhe as e PS që të kërkojë pafajësinë e tyre. Ky është rasti për tu përsëritur juve dhe të gjithë të tjerëve që do të marrim besimin e shumicës tonë të mandatuar për 3 herë rresh si forcë qeverisëse. PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve të akuzuar nga drejtësia por është fuqia e votuar nga populli i saj. Korrupsioni, ryshfeti, bakshishi nuk kanë ngjyrë politike, janë e zeza, errësira llumi me të cilin duhet dhe do të përballemi për të vazhduar të reformojmë Shqipërinë. Të refuzojmë çdo lloj mbrojtjeje për këdo që bie pre e tyre të udhëheqim popullin drejt majës. Kryebashkiaku i Lushnjes do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtohet nga PS. Masat do të rishikohen vetëm nëse do të dalë i pafajshëm”, theksoi kreu qeverisë.
Më tej, kryeministri Rama u ka dërguar mesazh kryebashkiakëve duke ju drejtuar se rasti i Tushes duhet të shërbejë si një mësim duke theksuar se mandati i tretë kërkon 3-fish investim.
“Nuk nisemi nëse ai është fajtor, por i marrim këto masa për të dhënë një mesazh shumë të qartë për ata që paguhen. Arsyeja pse ju thirra është se pa përjashtim, ti vini mirë gishtin kokës, të kuptoni se mandati i tretë kërkon përkushtim të trefishtë, seriozitet të trefishtë, një vetëdijesim të trefishtë për trefishimin e nivelit të performancës. Disa ishin shprehur se isha kujtuar vonë për ndryshimet në Polici dhe korrupsionit në polici që e shoqëron në çdo hap si hije dhe luftën e kërkesës për ryshfet rrugëve që shfaqen me avazin e vjetër të abuzimit të neveritshëm, nuk jam kujtuar vonë”, tha Rama.