Kjo është 50-vjeçarja rrëmbeu të miturin për të lypur në rrugët e Sarandës (EMRI)
Nga Tirana në Sarandë, ky udhëtim i 12-vjeçarit që ishte i raportuar i zhdukur nga babai i tij, nuk ishte aspak rastësor.
Të gjithë iu bëri përshtypje se si një 12-vjeçar, pa para në xhep, ka mundur që të ikë në një qytet të largët, por fatkeqësisht kemi të bëjmë më një rast flagrantë të trafikimit të të miturve.
Ai ishte rrëmbyer nga 50-vjeçarja e identifikuar si Bukuroshe Muharremi, banuese në Sarandë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se 50-vjeçarja e ka marrë 12-vjeçarit për ta nxjerrë që të lypte. Ka qenë babai i të mitur që ka bërë denoncimin në media, ku fatmirësisht qytetarët,si edhe organet u vunë në lëvizje e duke bërë të mundur gjetjen e tij.
Ai kishte humbur që më 4 korrikk, ku kishte dalë nga banesa e tij në Bathore, për t’u gjetur 3 ditë më pas teksa lypte në rrugë.