Djegia e shezlloneve në Dhërmi, Jorgo Goro i cilëson si normale: Janë gjëra të vogla
Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro e cilëson një incident të vogël djegien e 60 shezlongëve në Dhërmi.
Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Goro shprehet se ngjarje të tilla, të cilat i quan spordike, mund të kapërcehen përmes bashkëpunimit të autoriteteve.
“Është një ngjarje sporadike. Besoj se shumë shpejt policia do ta zbardhë ngjarjen; janë incidente të vogla që do të tejkalohen në bashkëveprim mes bashkisë, ministrisë dhe të gjitha strukturave të tjera, në mënyrë që të kemi një sezon të mbarë…Kryesore është çështja e sigurisë së qytetarëve dhe pastërtia e këtyre zonave. Problemi i stacioneve të plazheve do të zgjidhet mes bashkëpunimit të Ministrisë dhe Bashkisë.”
I pyetur se çfarë shërbimesh do të sjellë Himara ndryshe nga vitet e tjera, Goro tha: “Bashkia Himarë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe donatorë të tjerë, do të ketë aktivitete të ndryshme duke filluar nga data 15 korrik deri në 15 gusht, në të gjithë territorin e saj.”