Familja u shua në rrugë, Ina Zhupa: Nuk është aksident por vrasje!
Aksidenti tragjik i ditës së sotme në aksin Fier-Vlorë, i cili i mori jetën një familje të tërë, ka sjellë reagime të forta në rrjetet sociale.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se çdo familje shqiptare mund të kishte qenë viktimë sot, teksa apelon që ngjarje të tilla nuk duhet të trajtohen më si aksidente, por si vrasje.
Sipas Zhupës, ata që vendosin të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke ecur me shpejtësi si të çmendur me vetëdije dhe duke bërë manovra të rrezikshme shkelin kodin rrugor dhe penal dhe është njëjtë si të vrasin dikë me armë
“Lajm i kobshëm, ngushëllime familjarëve që humbëm të shtrenjtit e tyre në mënyrë tragjike.
Mund te ishte cdo familje shqiptare viktime sot! Por nuk duhet ta trajtojmë më si aksident! Por si VRASJE! Ata që vendosin të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke ecur me shpejtesi marramendëse nuk e bëjnë këtë gjë në mënyrë rastësore, të papritur, dhe aksidentalisht shkelin kodin rrugor.
E shkelin gazin me vetedije, i japin si te cmendur me vetedije, bejne manovra te rrezikshme me vetedije! Eshte njelloj si te qellosh me arme dhe te vrasesh dike, ndoshta edhe te njohur apo te panjohur. Rastesore ketu jane, kush do jene viktimat, por qe do kete viktima eshte nje ngjarje e pritshme kur me vetedije shkel rregullat. Nje familje e nisur per pushime, dy vajza te vogla dhe prinderit e tyre gjeten vdekjen ne menyre makabre teksa po shkonin me pushime. Sa vrasje te tilla duhet te ndodhin qe te forcohet kodi rrugor dhe kodi penal?
Sa vrasje te tilla duhen qe shteti te bej nje revolucion teknologjik per sigurine ne rruge? Sa vrasje te tilla duhen qe secili nga ne te ndergjegjesohet qe JETA eshte e shtrenjte! Makina eshte nje mjet pune, jo mjet shoë per te bere video apo per te ndjere adrenaline duke shkelur cdo rregull”, shkruan Zhupa.