Kush është Teuta Ramaj nga Konispoli që Rama i la vendin në parlament
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbajë mandatin e deputetit në Durrës, duke lënë atë të Vlorës pasi rezultoi fitues në dy qarqe.
Kreu i qeverisë ishte vendosur në listë “në vijën e zjarrit” në të dy qarqet, ku objektivi i mandateve për PS ishte 8.
Në të dyja qarqet PS arriti të sigurojë objektivin. Duke qëndruar si deputet në Durrës, Rama fut në parlament, kandidaten e 9-të në listën e Vlorës, Teuta Ramaj e cila arriti të sigurojë 1738 vota.
Ajo që mbetet jashtë është Ana Dhamo e cila u rendit e 9-ta në listën e kandidatëve socialistë në Durrës.