Dritan Leli: Pasdite nis shpërndarja e ushqimeve tek pensionistët dhe familjet me ndihmë sociale!
Në orët e pasdites do të nisë në qytetin e Vlorës shpërndarja e ushqimeve për të moshuarit e vetmuar, por edhe për ata që kanë nevojë dhe kanë ndihmë sociale.
Një lajmi tillë është konfirmuar për Report Tv, nga kryebashkiaku Dritan Leli.
Leli tha se sot Bashkia ka zhvilluar një mbledhje dhe nga pasditja do të nisë puna në terren.
“Një takim në Bashki, për t’iu shërbyer moshave të treta. Bashkia e Vlorës me një koordinim të punës, për t’iu shërbyer moshave të treta për t’iu çuar sidomos ushqime, pensionistë të vetmuar apo ato që kanë përkrahje sociale. Janë të gjithë faktorët pozitiv për t’iu gjetur pranë qytetarëve që nuk kanë mundësi që t’iu gjendet pranë dikush tjetër. Janë duke i evidentuar familjet në nevojë, ato që janë në vështirësi ekonomike apo mbështetje sociale, pensionistët e vetmuar. Krehje e territorit, për të filluar nga orët e pasdites ndihmesës për ata që kanë më shumë nevojë. Në Faqen zyrtare ka një numër kontakti që mund të kontaktojnë pas të cilit shkojnë administratorët e shtëpisë se çdo rasti dhe sipas mundësive do iu gjendemi pranë”, tha Leli.
Ai ka pasur edhe një mesazh për qytetarët që të zbatojnë rregullat, që të mos bëhen shkak që bilanci i të infektuarve të mos arrijë në përmasa ekstreme siç ka ndodhur me Italinë, që u tregua në fillime shumë indiferente dhe mospërfillëse përballë këtij virusi vdekjeprurës.
Qytetarët e Vlorës e kanë zbatuar, ka akoma njerëz por pas orës 6 pothuajse nuk shikon askënd. Por këshilloj që është shumë e rëndësishme që të qëndrojnë në shtëpi. Grupet e punës janë duke u trajnuar që ato që do të shkojnë në shtëpitë e të moshuarve apo të familjeve në nevojë të ruajnë distancën. Që në ditët e para ka nisur dezinfektimi i hapësirave publike dhe ku ka pasur një popullsi të madhe. Theksoj respektimi i distancës dhe mundësisë të qëndrojmë në shtëpi. Kështu mund të pengohet përhapja e kësaj viroze. Çdo ne ka potencial për t’ia transmetuar tjetër. Rritja e ndërgjegjësimi qytetar është shumë e rëndësishme për të mbrojtur shëndetin e tjetrit”, përfundoi Leli.