FOTOT/ Sulmuesi i Lazios me pushime në Sarandë

Jo vetëm qytetarët nga i gjithë vendi e turistët e huaj, por Saranda mbetet një vend i preferuar i shumë personazheve VIP.

Pas babait të këngëtares së njohur shqiptare Dua Lipa, Dukagjin Lipa, i cili ishte me pushime në Saranda para pak javësh, një tjetër emër i njohur i futbollit shqiptar që luan në Serinë A ka zgjedhur qytetin bregdetar për të pushuar.

Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur që luan me ekipin e Lazios dhe përfaqësuesen e Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi ka postuar disa foto nga pushimet e tij që po kalon në qytetin e Sarandës nën shoqërinë e miqëve të tij. /Sarandanews.com/