FOTOT/ Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf, prek nga afër transformimin e shëtitores së Sarandës

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, përveçse vizitave në impiantin e vjetër të depozitimit të mbetjeve dhe progresin e bërë në kantierin e ndërtimit të impjanit të ri, ka shijuar dhe një shëtitje në Sarandë.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Adrian Gurma, ambasadori Gjermanisë ka prekur nga afër transformimin e shëtitores së re në Sarandë.

“Është kënaqësi e veçantë kur vizitorët kërkojnë të shohin më shumë nga Saranda dhe zhvillimi i saj.

Një ecje me Ambasadorin Peter Zingraf për ta parë nga afër shëtitoren e re”, nënvizon kryebashkiaku Gurma. /Sarandanews.com/