COVID-19/ Viktima e dytë në Shqipëri- Ndërron jetë pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda
Është shënuar edhe viktima e dytë në vendin tonë nga Covid-19.
Viktima është një 66 vjeçar ku sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësië kishte komplikacione të rënda.
Pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë.
Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.