Aksion kundër lojërave të fatit në Vlorë, policia kontrolle në “foletë” e krimit, disa të shoqëruar
Disa persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës gjatë një operacioni të zhvilluar pasditen e sotme në kuadër të goditjes së lojërave të paligjshme të fatit.
Kontrollet po vijojnë në ambiente që dyshohet se frekuentohet nga persona me precedent penalë.
Aksioni është ende në zhvillim e sipër ndërsa kontrollet janë shtrirë në disa pika të ndryshme të qytetit. Nuk dihet ende identiteti i personave të shoqëruar nga uniformat blu.
Diten e djeshme forca të shumta RENEA dhe FNSH zbarkuan në Lungomare të Vlorës, ku u vu në pranga Edison Begaj dhe një tjetër, si dhe u shoqëruan së paku 10 persona.
Personat e arrestuar kanë qenë të armatosur, ndërsa e shkuara e tyre lidhej me botën e krimit.