Dhunë ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 28- vjeçari nga Saranda
Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” një shtetas 28 vjeç, banues në Sarandë.
Sipas Policisë, arrestimi i tij u krye pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet u referuan në Prokurorinë, për veprime të mëtejshme.