Fatbardh Kadilli flet si Tërmet Peçi: Luli mori fitore publiçitare, por unë s’jam si ai të mos pranojë rezultatin
Kandidati për kryetar të PD Fatbardh Kadilli shprehet se kjo garë ka qenë e pabarbartë. Ai bëri ironi teksa e quajti fitore publiçitare atë që mori Lulzim Basha nga zgjedhjet e djeshme.
“Jam krenar që ndeza shkëndijën e garës. Kjo sfidë tregoi që opozita nuk është ekskluziviteti i askujt. Sot asnjë demokrat nuk mund të thotë se nuk kishte zgjedhje tjetër. Nuk jam këtu për të përligjur rezultatin tim apo për të shprehur keqardhje për fitoren e Lulit.
Kishte pabarazi në këtë garë. Kishte një kryetar që nuk lëshoi zyrë. Deputetë dhe kryetar degësh që nuk mbajtën distancën për të mos ndërhyrë në proces. Unë nuk jam Luli, unë e pranoj këtë rezultat. Ato qindra vota që mbështetën projektin tim janë fitili që ndezi një lëvizje të re. Unë nuk iki, nuk dorëzohem nuk krijoj parti të re por do të vazhdoj të shpalos me këmbëngulje këtë projekt në ringritje sepse vetëm kështu opozita bëhet e vërtetë”, tha Kadilli.