Sarandë, sakrifica e 6 zonjave që karantinën po e bëjnë pranë fëmijëve tek “Vangjel Pulla”
Bashkia Sarandë dhe kryetari Adrian Gurma, kanë falenderuar 6 zonja, punonjëse te Shtëpise së Fëmijeve “Vangjel Pulla”, të cilat karantinën po e bëjnë pranë fëmijëve të kësaj shtepie të madhe.
“Te gjithe qendrojme ne shtepite tona, duke ruajtur veten dhe duke u kujdesur per familjaret tane qe te mos preken nga koronavirusi.
Por jane 6 zonja, punonjese te Shtepise se Femijeve “Vangjel Pulla”, te cilat i kane “harruar” femijet e familjet e tyre dhe karantinen e bejne prane Femijeve te kesaj Shtepie te madhe.
Nje akt madhor humanizmi, i Kristines, Antigonit, Esmeraldes, Aniles, Zurakos e Aktives, qe e kapercen perkushtimin ndaj detyres! Ato e kane ndare mendjen te jene ne roje te shendetit te 35 femijeve rezidenciale, deri me 3 prill 2020.
Le te na sherbeje te gjitheve per te bere me te miren qe mundemi per te perballuar dhe sfiduar rrezikun qe na vjen nga “armiku” I padukshem”, thuhet në falenderimin e Bashkisë. /Sarandanews/