Vajza e Bashkim Finos i bashkohet PS: Kemi pasur vetëm një konflikt, fitoi ai
Megi Fino, vajza e Bashkim Finos ka emocionuar të gjithë të pranishmit në fjalimin e mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste.
Vajza e ish-kryeministrit të Shqipërisë ka njoftuar se ajo tashmë është një anëtare e re e Partisë Socialiste, duke shtuar se kjo ishte pikërisht një dëshirë e madhe e babait të saj të ndjerë Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë për shkak të Covid-19.
“Të dashur shokë dhe shoqe të babait tim të shtrenjtë. Siç e të gjithë ju e keni njohur ai jetonte me një familje të dytë, që ishte familja e madhe socialiste. Im atë ishte vetëm 30-vjeç kur u zgjodh qytetar i parë i Gjirokastrës.
Një prej atyre plot gjërave që s’do ia harroj kurrë ishte se ne u rritëm për të qenë të mirë në shkollë dhe të sjellshëm në shoqëri. Unë isha vetëm 4-vjeç kur im atë u zgjodh në krye të qeverisë sepse vendi e thirri për kontributin e tij por e kujtoj shumë mirë se si ai e mbajti mbi supe barrën e frikshme të asaj periudhe të trazuar.
Pavarësisht detyrave të rëndësishme që pati në vijim ai i kujdes gjithmonë që ne të mos e harronim asnjëherë vlerën e punës dhe kontributin në shoqëri. Sot është dita t’ju rrëfej një sekret, me babain kemi pasur gjithnjë diskutime se e donte me patjetër që ai të bëhesha pjesë e juaja. Por ne na dukej e paimagjinueshme sa të shtonim në familjen tonë numrin e të angazhuarve brenda partisë.
Ai më solli këtu mes jush për të mos ikur më. Shpresoj që të jesh krenar me mua sot e përgjithmonë. Do të angazhohem me mish e me shpirt në këtë familje të madhe që paska qenë gjithmonë pjeë e familjes tonë të vogël.
Mbase nuk do ta mbush dot boshllëkun që ai la por ju garantoj se do të bëj gjithçka që të jap kontributin tim për Shqipërinë tonë. Siç e thoshte im atë: Po nuk e bëri PD kush tjetër mund ta bëjë këtë vend dhe përgjigja mbetet e njëjtë ‘askush tjetër’”, tha ndër të tjera Megi Fino.
Ndërsa me hëret u dha nje dokumentar mbi historikun e PS dhe nje klip ne kujtim te Finos