Po ndërtonte pa leje, arrestohen një person në Ksamil
Policia e Ksamilit ka arrestuar gjatë ditës së sotme shtetasin L. Marku, banues në lagjen nr.2.
Shkak i arrestimit të tij është bërë ndërtimi pa leje i një objekti me kostruksion mure tulle dhe soletë betoni si dhe një pishinë.
Menjëherë pas këtij konstatimi ai është arrestuar nga ana e policisë së Ksamilit.
Materialet u referuan pnë Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së parë në Sarandë. /Sarandanews.com/