Presidenti Ilir Meta kryen testin e koronavirus: Dikush që unë e njoh doli pozitiv

Presidenti Ilir Meta ka publikuar ditën e sotme një intervistë të dhënë për News 24 në ‘Facebook’-un e tij.

Presidenti  është shpreh se ai ka bërë analizën nëse ishte i prekur apo jo nga COVID-19 dhe ka rezultuar negativ.

Meta:

Unë kam bërë testin, mora një informacion që kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar dikush që unë e njihja, por që nuk ja kishim dhënë dorën, kishte rezultuar me Koronavirus.

Atëherë ishte detyra ime për të verifikuar nëse kisha pasur një virus të tillë ndërkohë që u kisha dhënë dorën më parë edhe shumë personave të tjerë, përfshirë edhe drejtuesit e ministrisë së Shëndetësisë që janë në vijën e parë të kësaj beteje.

Të gjithë ata që janë të prekur askush nuk duhet të hezitojë, sepse ndoshta është edhe ajo ndjesia jo e këndshme që mund të identifikohesh në publik si bartës i këtij virusi.

Ishte kontroll i dyfishtë dhe kam dalë negativ.