VIDEO/ Ksamil, të qarat dhe ulërimat nga banorët vënë në siklet zv.ministrin e Brendshëm
Paraditen e kësaj të hëne policia e shtetit së bashku me IKMT nisën aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit.
I pranishëm për të ndjekur nga afër aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në Ksamil ishte zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili në një drklaratë për mediat u shpreh se do ketë tolerancë zero me këdo që abuzon me territorin, tolerancë zero ndaj zyrtarëve që mbyllin sytë përballë paligjshmërisë.
Një aksion që nuk u prit aspak mirë nga një pjesë e qytetarëve që u prekën nga prishjet.
Në deklaratën për media të zv.ministrit Julian Hodaj dëgjohen të qarat dhe ulërimat e qytetarëve të cilëve iu janë shembur ndërtesat. /Sarandanews.com/