IKMT nis prishjen e objekteve në Ksamil/ Pronarët debat me policinë
IKMT ka nisur me operacionin për prishjen e objekteve pa leje në Ksamil. Pronarët e objekteve kanë krijuar debate me policinë pasi kërkojnë kohë për të hequr materialet nga ambientet.
Një ditë më parë IKMT ka njoftuar se do të nisë operacioni për prishjen e objekteve dhe nuk do të ketë asnjë tolerim.
“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë ditën e hënë operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit.
Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone.
Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara.
Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.
Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj shprehet se: Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit”, thuhet në njoftim e publikuar nga IKMT.