DETAJET/ Kush është Gramoz Memaj që u ekzekutua në Ksamil
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme Ksamilin, ku mbeti i vrarë biznesmeni i njohur Gramoz Memaj.
40-vjeçari është pronari i një lokali të marrë me qera në Ksamil dhe nuk njihet si person problematik në qytet, duke e bërë edhe më të vështirë zbardhjen e vrasjes së tij.
Po ashtu është bërë me dije se Memaj kishte pak kohë që ishte zhvendosur në lagjen, ku u vra dhe njihej nga fqinjët si një person joproblematik.
40-vjeçari ishte nga Tepelena dhe jetonte në Ksamil, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur precendetë penalë të mëparshëm.
Paraprakisht mendohet se në atentat kanë marrë pjesë katër persona, por ende nuk ka konfirmim nga “blutë e qytetit”.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur me urgjencë grupi hetimor, i cili ka nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes, duke mos përjashtuar asnjë pistë nga përplasjet për biznesin tek larja e hesapeve. Ndërkohë që efektivët e Policisë së Shtetit kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit të ekzekutimit që ka tronditur qytetin në jug të vendit.