Shembja e hotelit në zonën e Manastirit, IMVT Sarandë reagon si qëndron e vërteta
IMVT Sarandë ka reaguar pas pretendimeve të pronarit të një hoteli që ndodhet në gjirin e famshëm të Manastirit, vetëm pak minuta në dalje të qytetit të Sarandës, në rrugën për në Ksamil.
Hoteli në pronësi të Stavro Ballkoni, do shembet nga ana e IKMT, ç’ka solli një reagim të vet pronarit i cili reagoi duke prenteduar se kjo bëhej qëllimisht kundër tij.
Por në reagimin e saj IMVT sqaron si qëndron e vërteta.
“Me Njoftimin nr 5612/1 date 26.05.2021 IKMT-se dhe IVMT-se prane Bashkise Sarande i eshte vendosur ne dispozicion Vendimi me nr 482 date 18.05.2021 i ASHK Sarande, nepermjet te cilit eshte vendosur moslegalizimi i objektit te vetedeklaruar nga shtetasit Stavro e Anila Balkoni, me vendndodhje ne Manastir, pasi rezulton i ngritur ne territor te destinuar per investime strategjike.
Ndodhur ne keto kushte, pas njoftimit te bere nga ana e ASHK-se, Inspektorati Ndertimor ka detyrimin e zbatimit te ligjit nr 9780/2007 “Per Inspektimin e Ndertimit”, i ndryshuar, per te dale me vendim per prishjen e objektit te mesiperm.
Per rastin ne fjale sipas IVMT rezulton se subjekti nuk disponon leje ndertimi te leshuar nga institucioni i pushtetit vendor, thuhet në reagimi e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë.