DETAJET/ Kultivuan kanabis, ja kush janë dy të arrestuarit në Finiq dhe për çfarë akuzohen
Dy persona janë arrestuar në Finiq pas zbulimit të një parcele me kanabis. Mësohet se në pranga kanë rënë Ardian Kuçaj, 53 vjeç dhe Ilirjan Xhufi, të dy banues në Delvinë.
Dy të arrestuarit punonin si barinj dhe kujdeseshin për bimët narkotike duke i mirëmbajtur dhe ruajtur.
Ndërkohë policia dyshon dhe po heton se autorët dhe financuesit se janë persona të tjerë.
Policia ka asgjësuar 560 rrënjë kanabis me lartësi rreth 30 cm në vendin e quajtur “Kocat” në fshatin Leshnicë të Bashkisë Finiqi.